Lëndë e parë
Kompania jonë operon në fusha të ndryshme ekonomike me një fokus të veçantë në nxjerrje përpunim dhe tregtim minerale.
Ne kemi një ekip të ekspertëve të industrisë minerare të cilët mbështeten në një përvojë shumëvjeçare, njohuri të thella dhe ekspertizë në çdo fushë të sektorit minerar dhe japin keshilla praktike për të nxjerrë vlerën optimale nga operacionet ekzistuese, projektet potenciale, zgjerimet e minierave dhe teknologjine e nevojshme.
Eksperienca jonë në këtë fushë është esenciale për vetë ekzistencën e kësaj kompanie.
Vijmë nga një eksperiencë afatgjatë të realizimit me sukses të dy projekteve të mëdha në fushën minerare që janë:
- • Projekti i hekurit : Me pasionin që na karaktereizon dhe stafin tonë të kualifikuar kemi arritur të realizojmë studimin, shfrytëzimin dhe eksportin e mineralit të hekurit.
- • Projekti i gipsit : Duke qenë vëzhgues dhe vlerësues shumë të mirë kemi arritur të realizojmë marrjen e një projekti të rëndësishëm që lidhet me shfrytëzimin e mineralit të gipsit.
MTC sh.p.k gjithashtu ka studiuar klimën minerare në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ofron të gjithë procesin për realizimin e një projekti minerar që përfshin: kërkimin, studimin dhe projektimin gjeologjik, përpunimin, logjistikën, studimin e tregut deri në tregtimin që mund të jetë tregtim i brendshëm apo import-eksport të lëndëve të para si më poshtë:
- • Hekur - Nikel
- • Gips
- • Krom
- • Zink Koncentrat
Lëndët e para: